Dy shqiptarët shpallen ‘heronj’ në New York, por e pësojnë keq/ Ja çfarë u ndodhi…

Qazim Suljoviç dhe i biri i tij janë shpallur heronj në New York pasi kanë shpëtuar nga grabitja një grua 61-vjeçare nga një sulm me thikë, pranë vendit të tyre të punës.

 

Louie Suljoviç, një veteran i ushtrisë amerikane 38-vjeçar, ishte duke punuar pas banakut të picerisë së tij “Elmhurst, Louie’s,” kur ai dhe babai i tij panë të moshuarën duke u grabitur nga dy burra të shtunën mbrëma.

 

Sipas “New York Post” që të dy ndodhen në spital: “Qazimi është në një situatë të rëndë… ndërsa djali i tij Louie po përmirësohet, ai është i shtruar në spital dhe besoj se do të bëhet më mirë”, tha kushërira e Qazimit, Remzija.

 

Viktima e moshuar u tha policëve se të dyshuarit i ishin afruar asaj nga pas, e shtynë dhe ia hoqën çantën nga krahu duke e kërcënuar me thikë.

 

Oficerët arritën të arrestonin dy të dyshuarit kur mbërritën mbas 10-15 minutave rreth orës 21:00, ndërsa policët e tjerë dhe autoambalancat u morën me ndihmën e shpejt të dy viktimave.

 

Robert Whack, 30 vjeç dhe 18-vjeçari Supreme Gooding u arrestuan për sulmin. Të dy akuzohen për grabitje, sulm dhe armëmbajtje për të kryer veprime kriminale.

 

Whack u gjet gjithashtu me një sasi të madhe të asaj që policët besojnë se ishte heroinë dhe u padit edhe me një shkallë për posedim të lëndës narkotike një akuze tjeter kjo të substancës narkotike , tha policia.

 

Babai dhe djali po trajtohen në spitalin Elmhurst – i njëjti objekt ku piceria e tyre dhuroi ushqime për stafin dhe punonjësit gjatë mbylljes së qytetit gjatë luftës së pandemisë COVID-19 dy vjet më parë (2020).

 

Sipas të afërmve të tyre, Louie Suljoviç është duke u përmirësuar dhe Qazim Suljoviç është në gjendje të rëndë.

 

“Ai dhe babai i tij janë ndër më të mirat që ka për të treguar Nju Jorku. I falënderojmë për guximin e tyre dhe i urojmë shërim të shpejtë”, shkroi në Twitter policia e Komisariatit 110 në lagjen e New Yorku ku ndodhi ngjaraja.

 

Një GoFundMe e organizuar nga njujorkezët e krijuar për të ndihmuar dy viktimat me shpenzimet e tyre mjekësore kishte mbledhur deri tani më shumë se 48,000 dollarë që nga e marta kur ndodhi ngjarja.

 

Piceria do te qëndrojë mbyllur derisa Suljoviç dhe babai i tij shërohen, thuhet në faqen e mbledhjes së fondeve GoFundMe.

 

Whack u akuzua në Gjykatën Penale të Queens të hënën, por nuk postoi obligacionin e tij prej 250,000 dollarësh në para, tregojnë të dhënat. Gooding u vendos të hetohet në liri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...