Bardh Spahia merr sot detyrën si kryebashkiak/ Betimi do të bëhet pasdite në mbledhjen e KB

Sot pasdite Bardh Spahia do të marrë zyrtarisht detyrën dhe do të kryejë betimin si kryetar i ri i bashkisë Shkodër, në mbledhjen e pasdites së sotme të këshillit bashkiak,

duke i dhënë keshtu fund peridhues gati 3 vjeçare të mandatit të dytë të drejtimit të bashkisë Shkodër, nga kryebashkiakja pa mandat, siç ndodhi me zonjën Ademi, që vijoi drejtimin e bashkisë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, fituesit të zgjedhjeve të qershorit 2019.

Pas marrjes së detyrës kryebashkiaku i ri Bardh Spahia pritet të finalizojë shumë shpejt edhe punën për stafin që do të jetë bashkëudhëtar i tij në këtë mandat 1 vjeçar në krye të bashkisë së Shkodrës. Spahia pati premtuar se do të jetë kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve.

Burimet bëjnë me dije se po shkohet drejt finalizimit edhe sa i përket emrave që do të mbajnë postin e nënkryetarit. Skema mbetet ende e pacaktuar, nëse do të ndiqet modeli i Voltana Ademit me 3 nënkryetarë, apo do të ketë reduktim të tyre.

Javët e para të punës si kryebashkiak, do të jenë edhe ato që do të mësojnë për shkodranët se kush është stafi i ri i kryetarit Bardh Spahia, që merr detyrën pas 7 vitesh drejtimi të Voltana Ademit. Bardh Spahia, i cili në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit garonte nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” tashmë do të jetë për një mandat një vjecar në krye të bashkisë së Shkodrës.

Ai arriti që të mundte në garë dy rivalët e tjerë, Majlinda Angonin nga PS dhe Xhemal Bushatin nga PD. Pas 7 vitesh nën drejtimin e Voltana Ademit tanimë bashkia e Shkodrës do të drejtohet për një mandat një vjecar nga Bardh Spahia, duke konfrimuar kështu vazhdimësinë e drejtimit të Shkodrës si bastioni i së djathtës.

/rtsh shkodra/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...