A janë bashkuar apo jo? Bora Zemani kapet “mat” me nënën e Donaldit

A janë sërish bashkë Bora dhe Donaldi? A ishin në Vienë bashkë po në Zvicër? A që ishte poshtë shëpisë se moderatores në Kodrën e Diellit?

 

Po ëprse kishte shkuar? Po për cfarë biseduan?Tani këto janë pyetje të përditshme për shqiptarët dhe “telenovela” mes Borës dhe Donaldit është kthyer në një shqetësim kombëtar. Në fakt është e kot ta mohojmë, na kanë bërë për vete me historinë e tyre që është pak e pazakontë në karahsim me historitë e tjera të dashurisë në shoubizin tonë.

 

Prej disa ditësh po përflitet për një ribashkim të mundshëm mes moderatores së Përputhen dhe aktorit vlonjat. Ndonëse shumë nuk besuan lajmin se Donaldi kishte shkuar në shtëpinë e moderatores, “provat” e reja hedhin më shumë dritë mbi atë që përflitet dhe mesa duket ka shkuar vërtet.

 

Ishte një ndjekës i blogerit Olti Curi që tregonte se ”Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30 drejt Vjenës, kurse Bora në 14:30!”, duke shtuar dyshimet se dyshja ndodhen bashkë në Austri. Qarkulluan gjithashtu spekulime se ata janë parë së bashku në Vjenë. “Ku ka zë nuk është pa gjë”, thorë populli.Bora postoi gjithashtu një video krah një vajze që tregonte se ndodhej në Vjenë ndërkohë që Donaldi nga ana tjetër, ndau një postim se do të performonte atje.

 

Mirëpo, fansat kanë vënë re një tjetër detaj, për të cilin besojnë se tregon shumë për raportin mes dyshes dhe duket se mund të jenë pajtuar vërtetë.Bora Zemani vazhdon të ndjekë në Instagram nënën e Donaldit, Lela veshaj.

 

Ky detaj hedh dhe më shumë dyshimet se dyshja është ribashkuar pavarësisht gjithçkaje në BB VIP. Kujtojmë pas krisjes së marrëdhënies si Bora dhe Donaldi me Romeon hoqën këdo nga Instagrami që e lidhnin me njëri-tjetrin. madje Bora hoqi edhe Elgit Dodën, shokun e ngushtë të Donaldit.

 

 

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img