Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga ngjarja horror: Si u hodhën pesë anëtarët e familjes nga kati i 7-të, ato besonin në…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Montreux ku 4 anëtarë të një familje humbën jetën pasi u hodhën nga ballkoni.

Kryefamiljari, bashkëshortja, dy fëmijët e tyre (djali 15 dhe vajza 8-vjeçe), si edhe motra binjake e kryefamiljares u hodhën nga një lartësi prej 20 metrash brenda 5 minutash.

Katër prej tyre ndërruan jetë, ndërsa i mbijetuari i vetëm është djali 15-vjeçar i çiftit, që ndodhet në koma.

Mësohet se familja ishin larguar nga shoqëria. Ata bënin një jetë josociale dhe kishin frikë se autoritetet do të ndërhynin në mënyrën e tyre të jetesës.

Sipas, 20 minuten, që nga fillimi i pandemisë familja ishte interesuar në teoritë e konspiracionit. Ata ishin furnizuar me ushqime, të cilat kishin mbushur shumicën e dhomave të banesës.

Familja ishte tërhequr pothuajse tërësisht nga jeta shoqërore, vetëm motra binjake e kryefamiljares dilte jashtë banesës.

As nëna dhe as vajza 8-vjeçare nuk ishin regjistruar zyrtarisht si banorë në Zvicër, gjë që shpjegon arsyen përse vogëlushja s’shkonte në shkollë.

Nënë e bijë rezultonin banorë në Marok që në prill të 2016-ës. Policia kishte shkuar në banesën e familjes për shkak të shkollimit në shtëpi të djalit 15-vjeçar. Dhe sipas hetuesve, ko për shkak se kishin frikë nga ndërhyrja e autoriteteve në jetën e tyre.

Mëngjesin e 24 marsit ata morën edhe vendim fatal për t’i dhënë fund jetës së tyre pa para orës 07:00, duke u hedhur njëri pas tjetrit nga ballkoni i katit të 7-të në një hark kohor prej 5 minutash.

Para dhe pasi ndodhi ngjarja e rënë, asnjë nga dëshmitarët dhe as dy oficerët e policisë që ndodheshin në vendngjarje nuk kishin dëgjuar zhurmë apo britma nga banesa apo ballkoni.

Oficerët kishin shkuar në banesën e familjes në Rue du Casino për të bërë një verifikim në lidhje me shkollimin e djalit. Pasi i kanë rënë ziles së derës dhe u identifikuan si oficerë policie, ata u larguan pasi askush nuk u përgjigj.

Të gjitha viktimat i përkasin një familjeje me kombësi franceze: Bashkëshorti, 40 vjeç, gruaja e tij, 41 vjeçe, motra e saj binjake dhe vajza 8-vjeçare e çiftit. Ndërsa 15-vjeçari ka shpëtuar me plagë të rënda.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...