Shuplaka që Will Smith i dha Chris Rock i cili bëri një batutë në lidhje me bashkëshorten e aktorit gjatë ceremonisë së çmimeve “Oscar” i shokoi të gjithë kudo nëpër botë.
Madje dhe momenti është bërë viral në rrjetet sociale ku shumë prej tyre e kanë përdorur dhe për të bërë shaka nga më të ndryshmet.
Një prej tyre është dhe Olti Curri i cili ka imporovizuar situatën por në mënyrën e tij. Opinionisiti ka postuar një video komike në rrjetet sociale ku është duke folur në lidhje me pjesën e fitnesit, dietat që duhen mbajtur apo regjimet ushqimore ku sipas tij kjo gjë e ka lodhur shumë dhe gjithashtu një nga këta persona ai përmend Dorina Memën.
Në këto momente Dorina i shkon Oltit dhe e gjuan më shuplakë dhe ai qëndron ‘i habitur’ nga ky gjest. Mesa duket opinionisti mbështet Chris Rock në situatën që u gjend pasi krahas videos ai shkruan “Të kuptoj Chris Rock”.