MJEKIA SHKODRANE DHURATA URUÇI, NJË JETË NË SHËNDETËSI

Kjo është Dhurata Uruçi, mjekia e njohur në spitalin rajonal të Shkodrës e cila prej 35 vitesh shërben për pacientët.

Në këtë 30 mars, ditën botërore të mjekëve doktoreshë Dhuratën e gjejmë në fluks pune, ashtu si çdo ditë duke kryer vizita. Mjekia Uruçi tregon se çfarë e shtyu të jetë pjesë e bluzave të bardha që në moshë të re.

Pasi shërbeu për 5 vite në Velipojë si mjeke e përgjithshme, punën në spitalin e Shkodrës neurologia Uruçi e nisi në vitin 1991 dhe asokohe gjeti emra të njohur të mjekësisë shqiptare.

Në kujtesën e mjekes Uruçi ka mbetur një moment me doktor Sandër Ashtën që iu kthye në mësim për punën e saj të përditshme.

Momentet e bukura në këto 35 vite të punës si mjeke janë të shumta por doktoreshë Dhurata Uruçi veçon një rast kur një grua lindi tre binjakë në Rrjoll të Velipojës dhe u desh që 3 foshnjat t’i kalonin përmes ujit në këmbë për disa metra sepse një urë këmbësorësh që lidhte Rrjollin me Velipojën ishte prishur.

Çastet e vështira janë ato kur pacientët nuk fitojnë betejën me vdekjen por emocionalisht mjekia Uruçin thotë se vuan bashkë me familjarët.

Viti i mbrapshtë 1997 bëri që mjekët të ishin gjithnjë nën presionin dhe frikën e armëve ndërsa doktoreshë Dhurata tregon një rast.

Sot pas 35 vitesh punë mjekësia shqiptare duhet që të kishte pasur një avancim edhe më të madh thotë mjekia Uruçi por vitet e fundit ka patur përmirësime të ndjeshme.

Neurologia Uruçi ka një mesazh për mjekët dhe infermierët e rinj të cilët dëshirën e kanë për të emigruar edhe pse pranon se pagat janë shumë më të ulta për bluzat e bardha.

Në fund ka një mesazh për gjithë qytetarët që i drejtohen spitalit të Shkodrës.

Doktoreshë Dhurata Uruçi e nisi punën e saj në vitin 1982 në Velipojë dhe më pas që nga viti 1991 shërben si neurologe në Shkodër ndërsa ka patur edhe pozicione drejtuese si dhe numëron një sërë specializimesh dhe trajnimesh duke qenë një prej mjekeve të rëndësishme në spitalin e Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...