“Më kanë hedhur 7-8 mijë euro false”, Gena zbulon çudinë në dasmen e mbajtur

Këngëtari Gena ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për traditat në dasmat shqiptare ku përfshihet edhe hedhja e parave, si një traditë që ndodh zakonisht në eventet tona festive.Duke qeshur tha se tashmë ka ndryshuar tradita se paratë i merr çifti.

 

Megjithatë, këngëtarët vendosin çmimin që duan të paguhen para se të performojnë.Gena: Ka ndryshuar tradita, paratë i merr çifti. Më parë i ka marrë këngëtari. Këngëtari ka zbuluar dhe një rast kur i kanë hedhur rreth 7-8 mijë euro false dhe është ndjerë i turpëruar, por nuk i ka telefonuar ata që bënë dasmën.

 

Gena: Kemi çuar lekët në bankë dhe aty është turp i madh se kanë dalë që janë false dhe është problem tjetër. Pyetje: Çfarë vlere mund të kenë qenë false?Gena: Rreth 7-8 mijë euro.

 

Përpara 10 vitesh, ishin të kopjuara aq mirë sa nuk kuptoheshin. Ai mund të të hedhë dhe florinj e të dalë bakër.“Ideja është që ke në dorë lekë false dhe ndihesh i turpëruar në atë moment”, tha këngëtari duke shkaktuar të qeshura të shumta në studio.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img