Kryeministri Rama nuk ka lajme të mira për shqiptarët: Gjërat janë çdo ditë e më keq, nuk do të ketë më energji natën

Kriza që ka mbërthyer gjithë botën, po ndihet jashtëzakonisht shumë në Shqipëri.

Një rritje shumë e madhe e cmimeve të produkteve kryesore ushqimore dhe të cdo gjëje tjetër. Dy janë problemet kryesore që po haset bota tani, e para është kriza e naftës dhe e dyta kriza e energjisë, gjithnjë sipas kryeministrit tonë Edi Rama.

Në një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, kryeministri deklaroi se bizneset e mëdha duhet të mendojnë seriozisht për prodhimin vetë të energjisë me panele diellore, ndërkohë që qeveria do të mbështesë edhe familjet që duan të investojnë për të tilla panele.“Gjërat janë çdo ditë e më keq. Të gjitha vendet po gjenden në një situatë krejt të paparashikuar dhe të paparashikueshme të rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë.

Dhe frika nuk është rritja e kostos, por mundësia e mungesës së energjisë.Ne kemi marrë përsipër diçka që e konsiderojmë të domosdoshme për të mbajtur një frymëmarrje normale për një kohë të vështirë për të gjithë: mosrritjen e çmimit për familjarët dhe biznesin e vogël. Ndërkohë që për pjesën tjetër, është diskutim tjetër.

Bizneset e mëdha duhet seriozisht të mendojnë për të investuar në vetëprodhim të energjisë, pa pretenduar që të bëhen prodhues për të gjithë sistemin.Ne po përgatisim një plan për të mbështetur familjarët, nëse familjet do të duan të investojnë për panele diellore dhe bizneset që duan të prodhojnë energji për fabrikën e tyre gjatë ditës.

Problemi është që nuk do të ketë energji natën, por në kushtet e një fabrike që aktivitetin kryesor e ka gjatë ditës, kjo është më e arsyeshme”, tha Rama.“Kjo nuk ka lidhje vetëm me luftën apo krizën, por me të ardhmen. Çdo biznes i madh që ka konsum energjie të lartë, që investon vetë për energjinë me panele diellore, bën një investim jashtëzakonisht të arsyeshëm dhe me përfitim të madh në kohë”, u shpreh kryeministri Rama.

Pra, periudha e errët për ne shqiptarët s’paska të mbaruar, filloi me tërmetin, më pas për dy vite ishe pandemia e covidit dhe tani kriza e thellë ekonomike, që për një popull të varfër si ne, ndjehet direkt.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...