Horoskopi ditor, e merkure date 30 mars 2022

Dashi: Është koha të hidheni në veprim nëse pëlqeni dikë. Në punë jeni shumë konkurrues, kjo mund të jetë një avantazh, por gjithashtu krijon tensione.

 

Demi: Këto ditë do të jenë tepër interesante nga këndvështrime të ndryshme, sidomos në dashuri, ka mundësi të përjetoni ndjesi më të mira. Ndërsa nëse keni një biznes të pavarur, bëni kujdes.

 

Binjakët: Sot do të ndiheni të lodhur, sidomos nëse bëhet fjalë për romancë. Bëni kujdes nëse po jetoni një histori dashurie me Shigjetarin dhe Peshqit. Edhe në punë duhet durim.

 

Gaforrja: Sot mund të keni një takim që mund të përfundojë në një natë pasionante. Në punë, ekziston mundësia që të hiqni dorë nga një projekt ose të largoheni nga pozicioni që keni bërë prej kohësh.

 

Luani: Sot një ditë e çuditshme për dashurinë, por ky muaj do të përfundojë me ndjesi të mirë. Edhe në punë bëhuni gati për takime dhe propozime të reja.

 

Virgjeresha: Lërini provokimet të kalojnë sikur nuk i vini re ose rrezikoni të kaloni një ditë e keqe në dashuri. Në punë mund të ndiheni të shqetësuar.

 

Peshorja: Falë ndikimit të Venusit dhe Marsit, mund të rikthehet një romancë e së shkuarës. Në punë, ata që kanë nisur një rrugë të re duhet të vazhdojnë pa frikë, pavarësisht se mund të ketë diskutime.

 

Akrepi: Ndikimi i Hënës do ju sjellë momente emocionuese. Në punë mbani larg ata që duan t’ju nervozojnë. Këto 48 orë janë thelbësore për të bërë një propozim.

 

Shigjetari: Në dashuri është mirë të tregoheni të kujdesshëm, nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Në punë shtyni propozimet, sidomos ato që duken tepër ambicioze.

 

Bricjapi: Nëse jeni në një lidhje, duhet të përballoni të gjitha diskutimet. Në punë, veçanërisht në nivelin ekonomik, ka diçka që nuk shkon. Çështjet e rëndësishme duhet të zgjidhen.

 

Ujori: Në dashuri nuk duhet të nënvlerësoni takimet e reja. Nëse jeni të interesuar për dikë, organizoni diçka të këndshme së bashku. Në punë, lajmet që prisni do të vijnë shumë shpejt.

 

Peshqit: Falë ndikimit të Hënës do kaloni momente të veçanta në dashuri. Në punë, dëshironj të drejtoni një projekt të ri.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img