Donald Veshaj dhe Bora Zemani udhëtojnë jashtë Shqipërisë bashkë? Ja detajet e reja

Dikush i ka shkruar blogerit Olti Curri se ”Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30 drej Vjenës, kurse Bora në 14:30!” Një aludim që shumë nuk do e besonin. Mirëpo, rrjetet sociale të dy oprotagonistëve duket se e vërtetojnë këtë gjë.

 

Bora ka hedhur një video krah një goce duke e treguar hapur se ndodhet në Vjenë dhe Donaldi në anën tjetër ka shpërndarë në story club-in ku do performojë dhe është në Laussanë të Zvicrës. Mirëpo, ndonëse ai do performojë në datë 2, ditën e djeshme Donaldi publikoi një foto nga aeroporti dhe ishte vetëm pa shoqërinë e të vëllait, Romeos i cili ka treguar se ndodhet në Tiranë.

 

Ndërkohë, një detaji tjetër që vumë re është se vajza me të cilën është shfaqur Bora ndiqet po ashtu nga Romeo në Instagram.

 

Megjithatë, nuk mund të themi me siguri nëse ata janë bashkë apo jo.

 

Pak ditë më parë, qarkulloi një foto që tregonte makinën e Donaldit poshtë shtëpisë së moderatores. Vetë ata nuk kanë folur asnjëherë lidhur se çfarë po ndodh me jetën e tyre personale, por fansat janë gjithë sy e vesh.

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img