“Do të ketë arrestime të tjera nëse qeveria…”, paralajmërimi i Artan Hoxhës: Si Tahiri, ikin dhe 3 ministra të tjerë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim se nëse do të ketë ndryshime në qeveri, SPAK do të shkojë më tej me arrestimet për çështjen e inceneratorëve.

 

I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’, në ‘Neës24’ Hoxha tha se; “Kjo mund të jetë çështja e një presioni, maskot nga media, por edhe opozita. për këtë çështje ka pasur prova, kallëzime. Nisi me Nismën Thurrje, me LSI, PD, Më troç se kaq s’ka më. Kaq mund të bëjë media se nuk arreston dot. Ajo që bëri opozita ishte e drejtë. Kjo është një lëvizje, kur i ke kapur ‘torrën’ kundërshtarit dhe e ke dëmtuar shumë.

 

Kjo nuk është histori që nisi dje apo sot, por nisi që në mandatin e parë të këtij kryeministri që është në mandatin e tretë. Duket se Rama ka qenë gjithë kohën aty. Media ka rolin që në fillim. Një rol që duhet tua japim meritën, është e gazetarëve të BIRN.

 

Skema që është ngritur e kam parë te Becheti. Me atë skemë na mundi ne. Kjo çështje nisi; shkarpat dhe drrutë i solli media, zjarrin ia vunë forcat e opozitës, SPAK s’ka ku të shkojë më. Pritshmëria vijon të jetë më larë. Synohet të shkohet më lart. Ky është hapi i dytë, pasi hapi i parë ishte Elbasani.

 

Çështja e Fierit është tjetërsimi i tokës-truall. SPAK ka shkuar te bishti. Gjejmë rastin që të inkurajojmë prokurorinë, që mos t’i nënshtrohet presionit. E di që opozita kërkon që të arrestohet Rama dhe të lërë karrigen bosh dhe të vijë tjetri.

 

Por kjo nuk ndodh kështu. për mua ajo që ka bërë SPAK është shumë e mirë nga çka bërë deri sot, por është ende shumë pak. Dua që ne mediat, mos të bëjmë në këtë grackën; Rama, Ahmetaj, Gjiknuri. Prokuroria duhet të gjejë prova që mos të përfundojë si çështja Tahiri, ku që te Apeli u provua se ka marrë 145 euro.

 

Ka dhe ngjarje të tjera të mëparshme, por kjo është afera më e lehtë. Skam parë një çështje tjetër që të gjesh kaq shumë prova. Doli lista e rrogave, dhe aty ishte e dukshme se kush ishte i përfshirë aty. Prokuroria dhe media, ka më shumë prova seç duhet dhe këty është më e vështirë të gjesh se ku është shtylla vertebrale. Ka disa indikatorë politika. Po flitet se mund të ketë një ndryshim në kabinetin qeveritar.

 

Nëse do të ketë ndryshim në kabinetin qeveritar, nuhatja më thotë; SPAK do shkojë dhe më tej. Nëse nuk ndryshon ndonjë nga kabineti, SPAK nuk shkon më tej. Rama vepron në këtë formë personi që shkon në burg, në fillim jep dorëheqje dhe PS distancohet. Kur u dorëhoq Tahiri, ikën dhe 3 ministra të tjerë, për të mbuluar pjesën e Tahirit”.

TE TJERA

spot_img