Aulona Musta për Ronela Hajatin: “Ajo është një…”

Prej disa ditësh, Ronela Hajati, është vendosur përballë kritikave të ndjekësve për peshën e saj.

Duket sikur fansat po e bullizojnë këngëtaren e njohur për kilogramët e tepërt.

 

Hajati, e cila prej disa kohësh është duke dhënë koncerte në vende të ndryshme dhe po bëhet gati për Eurovision, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruante se në “Barcelonë e duan ashtu siç është”.

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” është diskutuar pikërisht për këto komente kaq negative.

 

Në një lidhje live ishte moderatorja e njohur, Aulona Musta, e cila u shpreh se “dikush merret me peshën e Ronelës, dikush me modelin e flokëve të Islit dhe dikush se Aulona duket si burrë”.

Sipas saj, Ronela është një bishë në skenë dhe shumë nga ata që janë elegantë nuk kanë energjinë e saj.

 

“Të kalosh nga dhënia e një opinioni deri në ofendim dhe bullizim, sepse në rastin e Ronelës është bullizim. Epitete shumë të shëmtuara dhe shfaq problematika se si mendon shoqëria jonë. Sot ja thonë Ronelës, nesër Aulonës, pasnesër Eraldos, e këtë ua bëjnë edhe kolegëve dhe atyre që kanë pranë.

Ronela e ka treguar gjithmonë se ka qenë dhe është një bishë në skenë. Dyshoj se shumë nga ne që jemi elegantë, kanë atë energji dhe zhdërvjellësi në skenë si ajo. Jo vetëm që këndon live por bën edhe performanca që është e vështirë. Janë komente pavlerë.
Jam dakord që të gjithë të japin mendimin e tyre.

 

Por duhet ta kuptojnë kur duhet ta japësh, e çfarë do të thotë të kritikosh, të bullizosh. Ata mendojnë se jemi njerëz publik e duhet t’i pranojmë mendimet kundër. Ti je balenë, budallaqe, këto janë mendimet kundër sipas tyre, ofendimet dhe sharjet”, tha Aulona Musta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...