“Tani nuk na hap kurrë telefonin”, shoqet i nxjerrin të palarat Sarës

Sara Berisha ishte e ftuar sot në “Wake up”, bashkë me mikeshat e saj të cilat kanë treguar se koha që ajo i dedikon të dashurit të saj PM e ka larguar paksa prej tyre.

 

Ato treguan se nuk kalojnë më kohë bashkë si më parë dhe Sara tentoi të ndërpriste bisedën, por ato nuk u ndalën. Përveç kësaj thanë që është shumë e llastuar duke shkaktuar të qeshura.

 

Shoqet: “Nuk mund të gjenim vend më të mirë se ti nuk e hap më telefonin. Sarah u përgjigj duke qeshur: “Po unë nuk kam bërë asgjë, o goca”.

 

Shoqet: “Ti je zemra jonë”. Sarah: “Gocat kanë qenë dhe te urimi për Vitin e Ri. Kur pashë të shtëpisë isha shumë e gëzuar, por kur pashë gocat isha shumë e gëzuar”.

 

Pyetje: “Për cfarë qan Sarah më shpejt?” Shoqet: “Vjen nga fakti që është shumë e llastuar. Ne të gjitha jemi pak, por Sarah i kalon limitet”.

 

Kjo ishte një ndër intervistat më të bukura në televizion muajt e fundit. Kishte edhe shaka, edhe humor, edhe batuta ironike. Ia vlente ta ndiqje drejtpërdrejt.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img