Skandali/ Drejtori i shkollës ‘zhdëp’ me shpulla nxënësit! ZVA: Sjellje e papranueshme!

Nxënësit e shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamëz dhunohen nga drejtori i shkollës, Përparim Oka.

 

Emisioni Fiks Fare transmetoi video ku duket qartë drejtori i shkollës i cili brenda në klasë dhunon me shpulla tre nxënës. ” Kujtuat se ma hodhët mua” dëgjohet drejtori të thotë në video e më pas ushtron dhunë mbi nxënësit.

 

Kjo video është dërguar nga një nxënëse që ka qenë prezent në atë orë mësimi. Ajo u tregon gazetarëve që drejtori dhunon nxënësit vazhdimisht edhe në zyrën e tij, sa herë i kap në korridore apo jashtë klase.

 

Gazetarët e Fiksit shkojnë në shkollën ‘Isa Boletini’ në Kamëz ku kërkojnë që të flasin me drejtorin për këtë problem, por ky i fundit nuk pranon t’i takojë me justifikimin se është i zënë me mbledhje.

 

 

Pavarësisht se gazetarët e presin për gati një orë drejtori u thotë që për çdo problem të drejtohen në Zyrën Vendore Arsimore Kamëz.

 

Gazetarët shkojnë në ZVA dhe takojnë drejtoreshën e këtij institucioni, Albana Imerajn e cila pasi pa videon tha se sjellja e drejtorit është e papranueshme. Duke dënuar dhunën fizike dhe psikologjike drejtoresha do ngrejë komision për të marrë menjëherë masë kundrejt drejtorit të shkollës Isa Boletini. “Ne dënojmë fort dhunën verbale e jo më atë fizike, kjo është e papranueshme dhe do marrë masën e merituar” thotë Imeraj.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img