Për cilën bëhet fjalë, njihej si “Zonjusha Gajtani”? Me ndërrimin e sistemeve u largua drejt Belgjikës (FOTO LAJM)

Aktorja Shpresa Bërdëllima do të mbahet mend padyshim si një ndër aktoret më të talentuara të teatrit dhe kinematografise shqiptare.

 

Edhe pse pati një karrierë të shkurtër, aktorja ka spikatur me rolet e saj duke “rezervuar” një vend në memorien e publikut. Për të gjithë shqiptarët ajo do të mbahet mend për “signorina Gaitani” (Zonjusha Gajtani) në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”.

 

Për shkak të portretit të saj, Shpresa është quajtur “Brigitte Bardot” e vogël. Krahasimi i është bërë nga vetë aktori i madh francez Michel Piccoli, teksa xhironte “Përtej mureve të gurta”, ku edhe luante rolin e Asimesë.

 

Aktorja e njohur, Shpresa Bërdëllima ka ndërruar jetë më 27 tetor 2019 në moshën 60-vjeçare. Bërdëllima vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila i mori dhe jetën. Ajo ishte zhvendosur në Belgjikë me familjen e saj.

 

Ndërrimi i sistemeve e gjeti 30 vjeç dhe ishte pikërisht atëherë, kur karriera e saj mund të shpërthente, bashkë me të shoqin vendosën të largohen nga Shqipëria.

 

Pas vitesh të vështira në emigracion, u vendosën në Belgjikë. Herë pas here ajo kthehej në Tiranë, me mallin për shtëpinë dhe vendin e saj, por nuk iu kthye më kurrë skenës dhe ekranit.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img