Olsa Muhametit i përplasin makinën e re dhe i bëjnë pyetjen më të habitshme në planet!

Autorja e programit “Përputhen”, Olsa Muhameti, për fatin e saj të keq sot është aksi.dentuar me makinën e saj të re. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instastory.

 

Olsa ka zbuluar se të pranishmit në këtë ngjarje kanë qenë studente. Kjo ndoshta shpjegon faktin pse nuk janë interesuar fare për ngjarjen, por e kanë pyetur për vijimësinë e episodeve të “Përputhen”.

 

“E ke parasysh, tre muaj makina e re dhe ta përp.lasin dy studente. E ndërkohë që je tym, më pyesin për Përputhen”, shkruan Olsa në faqen e saj zyrtare në Instagram.

 

Kujtojmë që “Përputhen” aktualisht është në sezonin e tretë dhe në moderim vazhdon të jetë prezantuesja shumë e dashur nga publiku, Bora Zemani.

 

Na vjen mirë që problemi i Olsës sot në rrugë nuk ka sjellë pasoja për shëndetin e saj. Urojmë të jetë mirë dhe të rikthehet menjëherë në punë, sepse shqiptarët presin zhvillimet e reja.

 

Nëse thoni se nuk e ndiqni kurrë programin “Përputhen”, po gënjeni. Të gjithë e ndjekin, por ndoshta druhen ta pranojnë në publik. Olsa e di mirë këtë, prandaj shkëlqen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...