“Nuk mund t’i ndalohet…”, analisti i njohur flet për rikthimin e Berishës: Kjo tregon …

Neritan Sejamini, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”,ku ka folur për rikthimin e Sali Berishës, që synon të jetë kryetar i Partisë Demokratike.

Sipas Sejaminit, kthimi i Berishës tregon prapambetjen e PD-së dha faktin që kjo parti nuk është institucionale. Por, Sejamini tha se Berishës nuk mund ti ndalohet kandidimi dhe se kthimi i tij ka sjellë disa hapa pozitive.

“Kthimi i Berishës tregon prapambetjen e PD. Në PD po të heqësh njerëzit përjashtë, nuk mbetet asgjë. Nuk ka institucione. Ajo parti nuk ekziston fare.

Basha përjashtoi Berishën, nuk u mblodh asgjë. Nuk është parti institucionale. Partitë institucionale janë ato që distancohen nga themeluesit e tyre. Është në fazën më elementare. PD është një gërmadhë institucionale.

Berisha dha një shembull të karakterit personal. Ne themi shpesh, gjërat nuk bëhen. Berisha tha bëhet dhe vajti e bëri. I dha një shembull atyre që ankohen, nuk kanë kurajo dhe guxim.

Ajo që është e rëndësishme, sot i gjithë diskutimi që duhet të ikë Berisha, është diskutimi më absurd. Nëse pranojmë demokracinë, do pranojmë edhe rezultatin e demokracisë.

Demokracia jo gjtihmonë jep rezultatin më të mirë. Të thuash duhet të ikë ky, është mentalitet primitiv. Berishës i takon të bëhet kryetar i PD. Mbaroi ideja që pushteti merret qyl.

Çështja është çfarë do të ndodhë? Janë bërë disa hapa pozitive dhe janë premtuar, por që këto të jenë standard duhet të kalojë kohë, të shohim si do të zgjidhen kandidatët për zgjedhje lokale dhe për deputetë.

Do të kontribuojë Berisha që PD të shkëputet nga gërmadha?”, tha ndër të tjera Sejamini.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img