‘Kris’ arma në vend, breshëri plumbash drejt makinës në lëvizje (detaje)

Pasditen e së martës ka patur të shtëna me armë në fshatin Papër në Elbasan, ku një automjet është qëlluar në lëvizje.

Burimet paraprake bëjnë me dije se nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia e cila ka nisur hetimet.

Si pasojë e të shtënave ka patur vetëm xhama të thyer të mjetit.

Policia ka ngritur postblloqe në të dyja anët e rrugës që lidh Paprin me Elbasanin, pranë kryqëzimit të Cërrikut dhe po ushtron kontrolle ndaj të gjitha mjeteve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë braktisur mjetin dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...