Trondit Klodiana: Nusen 5-muajshe shtatzënë familja e saj e çoi në tre doktorë për t’i hequr fëmijën

Në historinë familjare të Klodianës, protagonistët kryesorë janë djali i saj dhe Xhuliana, nusja.

 

Sië rrëfen për “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, pavarësisht se Klodiana dhe familja e saj e miratonin këtë marrëdhënie, ishte familja e nuses ajo që mbante qëndrimin e kundërt. Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë kur Xhuliana, e cila po jetonte me familjen e Klodianës, mbeti shtatzënë.

 

Ardit Gjebrea: Si e pritën ata shtatzëninë e vajzës?

 

Klodiana: Ata shtatzëninë e vajzës nuk e kanë dashur asnjëherë.

 

Ardit Gjebrea: Që do të thotë?

 

Klodiana: Që ky fëmijë nuk donin kurrë që të vinte në jetë kur unë sot kam një mbesë dy vjeçe dhe është lumturia jonë, dashuria jonë më e madhe, që unë për atë fëmijë kam shumë lidhje dhe më mban gjallë. Ai fëmijë mua më shton jetën që unë po bëj më shumë se dy javë që nuk e kam parë me sy dhe t’i dëgjoj zërin.

 

Kur ishte 5 muajshe e gjysmë shtatzënë, familja e nuses shkon për një vizitë në shtëpinë e Klodianës me pretekstin e operacionit të saj të radhës. Në këtë moment kërkojnë që Xhuliana të shkojë me ta për një kafe ose të qëndrojë në shtëpinë e tyre dhe Klodiana pranon. Por nga një ditë, u bënë dy, që më pas u shndërruan në javë torture për Xhulianën.

 

Klodiana: Nga ora 5 pasdite e ditës së dytë, më dërgon nusja një mesazh dhe më thotë “o ma, të lutem, mund të bësh diçka për mua sepse familja ime nuk do që unë të vij aty dhe kërkojnë të më shkatërrojnë fëmijën, të ma heqin”. Në ato momente, nuk e kam dashur më jetën time sepse mezi e prisnim atë fëmijë, nga dashuria e tyre që kishin.

 

E kanë mbajtur nusen për dy javë të tëra atje, e kishin çuar në tre doktorë për ta hequr, asnjë doktor nuk e mori përsipër heqjen e këtij fëmije dhe e gjitha u bë në polici ku e ëma dhe i ati kërkonin firmën time dhe të djalit tim për të dhënë leje që të hiqej ky fëmijë. Djali im nuk e lejoi kurrë heqjen e këtij fëmije. “Nëse ju nuk e doni, do jem i zoti që ta rris vetë”, iu tha./tvklan.al

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img