Një telefonatë ku raportohej për të shtëna me armë zjarri, ka vënë në lëvizje policinë e Shkodrës rreth orës 12:40,
e cila pasi ka shkuar në fshatin Grudë ka konstatuar se ka qenë një alarm i rreme.
Burime nga policia konfirmojnë se nuk ka pasur të shtëna me armë dhe personi qe ka bërë telefonaten ka fikur telefonin.
Telefonatat e rreme në drejtim të policise, repartit zjarrëfikës, apo ambulances në Shkodër vijojnë të jenë një problem serioz.
Për këtë janë bërë disa here kallëzime në polici dhe prokurori.