Sa milionë euro i sollën turistët e huaj Shqipërisë në vitin 2021? Shifrën nuk e priste askush

Turistët e huaj sollën 1,9 miliardë euro gjatë vitit 2021 në Shqipëri.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë vitit që lamë pas të ardhurat nga turizmi janë rritur me 922 milionë euro krahasuar me vitin 2020.Që nga marsi, viti 2020 ishte një ndër vitet kur ky sektor pësoi dëmin më të madh të 20 viteve të fundit, për shkak të kufizimeve dhe pandemisë.

Sidoqoftë, nëse bëjmë një krahasim me vitin 2019 të ardhurat nga turistët e huaj për ekonominë shqiptare, mbeten rreth 171 milionë euro më pak.Këto tregues janë edhe pse Shqipëria nuk aplikoi asnjë masë kufizuese për turistët gjatë vitit 2021.

Ndërkohë, shqiptarët për shkak të masave kufizuese por edhe uljes së të ardhurave kanë udhëtuar dhe kanë shpenzuar më pak jashtë vendit.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë krahasuar me vitin 2019, shqiptarët kanë shpenzuar jashtë vendit 510 mln euro më pak krahasuar me vitin 2019.

Numri i ulët i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë ka përmirësuar bilancin e turizmit. Pra, ekonomia shqiptare ka marrë më shumë të ardhura dhe jashtë vendit kanë dalë më pak. Në këtë mënyrë përgjatë vitit 2021 në vend mbetën 840 mln euro.

Pritshmëritë janë që edhe ky vit të mos jetë pozitiv për turizmin. Kjo pasi Ukraina është një ndër vendet me numrin më të lartë të turistëve të organizuar që vijnë në vend. Dhe vetëm nga ky shtet pritet që vendit t’i mungojnë mbi 100 mijë turistë. (Shkruar nga Erblina Mile)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...