“Për gojët e liga…”/ Arjola rrefen për herë të parë të vërtetën e shtëpisë dhuratë

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother, Arjola Demiri, nuk arriti dot të jetë fituesja e spektaklit, por u mjaftua vetëm me një dhuratë luksoze e cila ka qenë një shtëpi e re në Tiranë për familjen e saj.

Mirëpo edhe pse Big Brother tashmë “u harrua”, Arjola ende nuk ka mundur dot të shkelë në shtëpinë e saj të re dhe në publik aludohet se dhurata e saj ka qenë thjesht një reklamë.

Madje e pyetur për madhësinë e shtëpisë së saj, Arjola në disa deklarata të ditëve më parë është shprehur se nuk ka asnjë ide.

Por, së fundmi duekt se Arjola Demiri ka vendosur t’i verë vulën thashethemeve rreth shtëpisë së dhuruar dhe këtë rradhë ajo preferon të japë të gjitha detajet.
Ajo ka treguar se nuk vihet në dyshim dhurata e bërë dhe se shtëpia është në ndertim e sipër.

“Për gojët e liga nuk ka nevojë të behet asnjë thashethem pasi shtëpia është e mjaftueshme, është në ndertim. Jam shumë krenare për televizionin që punoj. Jam shumë, shumë falenderuese për dhuratën fantastike që më kanë berë”, thotë me plot gojën Arjola.
Për më shumë Arjola thotë se futja e saj në Big Brother ka qenë vetëm për të kryer një investim madhor për familjen e saj dhe për të blerë një shtëpi, por që tashmë atë shtëpi e ka dhuratë.

“Jam shumë e lumtur, në mendje kam të gjitha detajet për arredimin sapo ndërtesa të përfundojë. Me femijët po mendojmë për ngjyrat si do e lyejmë. Është shumë emocionuese kjo pritja, por kam të gjithë kohën për të menduar për të gjitha”, deklaron Arjola.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img