Ndryshime në qeveri? Taulant Balla tregon çfarë u diskutua dhe u vendos

Këto ditë u përfol se do të kishtë ndryshime të reja në qeverinë Rama.

 

Por kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla u shpreh se kjo gjë nuk është diskutuar në mbledhjen e sotme.

 

Ai u pyet nga gazetarët, por si përgjigje dha këtë sqarim: “Ju në fillim i lëshoni vetë këto lajme dhe pastaj mundoheni t’i verifikoni në mbledhjet e grupit parlamentar. Kjo nuk ka qenë pjesë e diskutimeve në grupin parlamentar.”

 

Ndërkohë në lidhje me rritjen e çmimeve, Balla u shpreh se qeveria i ka marrë masat, duke theksuar se kjo krizë vjen si pasojë e efekteve të luftës në Ukrainë.

 

“Në kushtet e një luftë abuzuesit mund të jenë të shumtë që nuk respektojnë diçka që është rënë dakord për të pasur në raftet e supermarketeve të vendit për të paktën secilin nga produktet e shportës me atë çmim të vendosur. Ju mund të shkoni të bëni verifikimit në supermarkete.

 

Të mos harrojmë që lufta zhvillohet në Ukrainë, por impaktet negative janë shtrirë kudo”, deklaroi Balla.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img