E kujtoni sherrin me Fjoralbën në BBV? Arbana zbulon si i ka punët me kolegen e saj në TCH

Arbana Osmani dhe Fjoralba Ponari janë përfolur shumë për marrëdhënien e tyre me njëra-tjetrën, që gjatë spektaklit të”Big Brother VIP”, ku u fol për një mosmarrëveshje të tyre, që lidhej me takimin e Argjirës dhe Fjoralbës me konkurrenten Einxhel Shkira.

 

Autorja dhe moderatorja e Big Brother Vip akuzoi mikeshat e Einxhel se po ndikonin në lojën e saj me informacionet e dhëna nga jashtë. Kjo gjë nuk u prit mirë nga Fjoralba dhë në media u tha se pati një takim mes tyre në zyrat e TCH dhe nuk shkoi aspak mirë.

 

Tone të larta nga të dyja palët, të bërtitura dhe disa thumba nëse mund t’i quajmë në postimet në rrjetet sociale nga ana e Fjoralbës. Por duket se dy moderatoret e kanë hedhur pas këtë situatë dhë tashmë kanë marrëdhënie të mira.Arbana Osmani ka publikuar në llogarinë e saj të “Instagram” një foto teksa shikon emisionin “Portokalli” gjatë kohës që në ekran shfaqet Fjoralba.

 

Mbi foto ajo ka shkruar vlerësime të mëdha për moderatoren, e cil ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë që nga humbja e mamasë së saj.“E bukur, trime, e patrembur”, ka shkruar Arbana duke etiketuar llogarinë e Fjoralbës. Duket se moderatoret e “Top Medias” i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet dhe tashmë relatat e tyre janë shumë të mira.

 

Rikujojmë se së fundmi Fjoralba ka pasur një nga momentet e saj më të vështira në jetë, sic ishte ndarja nga jeta e nënës së saj vetëm në moshën 54 vjecare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...