Berishës i tregojnë si rrëzohet Rama: E bëjmë për 17 sekonda, le të vijë edhe Dashua me Tritanin

Sa herë që Sali Berisha shkon në Gjirokastër apo Tepelenë, fjalën e merr personazhi i njohur i “Foltoreve”, të cilin në rrjetet sociale e etiketojnë si “Tigri” Tepelenës.

Kësaj radhe militanti demokrat përvec adhurimit pamasë ndaj Berishës, i tregoi atij se Edi Rama rrëzohet nga pushteti për 17 sekonda. Po, po e lexuat mirë, 17 sekonda punë!“Tritan Shehu me Dasho Alikon të bashkohen me tepelensit.

Të nisemi në Tiranë dhe Edi Ramën e rrëzojmë nga Surreli brenda 17 sekondave. Unë të të dua përzemërsisht “,i tha militanti i PD ish-kryeministrit Berisha. Salla e mbështeti me duartrokitje të gjata.

Më tej militanti i PD-së u ankua gjithashtu për çmimet e larta të ushqimeve dhe karburantit, teksa solli në vëmendje që buka në Tepelenë kushton 140 lekë.Gjatë takimit të Sali Berishës në Tepelenë, një tjetër militant i PD-së ishte gati të qante teksa i kërkoi atij të merrte dhe njëherë pushtetin.

Madje për këtë ishte gati të jepte edhe jetën.Pasi tregoi historinë e tij si i përndjekur politik i regjimit të Enver Hoxhës me tre vëllezër të burgosur ai i tha Berishës. “Aman doktor merre njëherë ti pa le të vdes dhe unë bashkë me ta” tha militanti i dytë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...