Ardit Gjebrea dhe Ilir Shaqiri festuan njëkohësisht martesat me të njëjtat gra, rrëfejnë sekretet për mbajtjen gjallë të pasionit (FOTO LAJM)

Showman-i Ardit Gjebrea dhe koregrafi Ilir Shaqiri kanë festuar pak kohë më parë, martesat e gjata me të njëjtat gra, ndërkohë që sekretet për mbajtjen gjallë të pasionit i kanë rrëfyer secili në mënyrën e tij.

 

Ardit Gjebrea: Me Anilën i mendojmë gjërat njësoj, kam konsesusin e saj

 

Ardit Gjebrea, i ftuari special për të moderuar natën e dytë të Festivalit të Këngës, ka festuar 31-vjetorin e martesës me bashkëshorten dhe krahun e tij të djathtë në televizion, Anilën. Dhurata dhe urime, kështu i gjeti kjo ditë speciale çiftin e njohur, të cilët sapo kanë mbushur 31 vite dashuri.

 

Të lumtur dhe të qeshur pranë njëri-tjetrit, ata janë uruar nga Joni, djali i tyre, i cili prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Gjithashtu, vetë Anila ka vendosur ta suprizojë bashkëshortin e saj me disa lule që formojnë një zemër dhe çokollata, një nga ato dhuratat e ëmbla që u shkojnë fiks ngjarjeve kaq të bukura në jetën e një çifti.

 

Anila dhe Arditi janë një nga çiftet publikë më të dashur dhe me 31 vitet e dashurisë së tyre kanë ardhur në jetë dy fëmijë, Joni dhe Anna. Po cili është sekreti që ky çift thyen rekord në jetëgjatësinë e martesës.

 

31 vjet bashkë dhe Gjebrea shumë rrallë flet për marrëdhënien e tyre. Familja e përbërë nga katër anëtarë e Ardit Gjebresë është shembulli i një familjeje të lumtur, që i ka rezistuar kohës.

 

Dhe për këtë gjë sigurisht që meritat i shkojnë “bazës” ose ndryshe dashurisë që çifti Anila-Ardit ruajnë ende pas 31 vitesh.

 

Por si ka nisur kjo histori dashurie? Vetë Arditi e përshkruante momentin e pare të takimit në një intervistë për “Elegancë”, dhënë disa vite më parë: “E mbaj mend si sot. Anila ishte dezhurn te shkolla ‘Petro Nini Luarasi’ dhe detyra e saj ishte të mos linte njerëz të huaj të hynin në shkollë. Te dera e shkollës ajo më ndaloi te hyrja, por ‘prepotenca’ prej të riu triumfoi; unë hyra dhe fitova fillimisht zemërimin e saj… ndërsa më pas simpatinë dhe kokëfortësinë e saj. Megjithëse që atëherë isha i njohur, ajo nuk pyeti për famën time”.

 

Por ky ishte vetëm fillimi. Moderatori i njohur tregoi që pas njohjes, e priste një rrugë e gjatë për të fituar zemrën e asaj që do bëhej bashkëshortja e tij dhe nëna e dy fëmijëve të tyre.

 

“Tepër e vështirë ishte “ta fusja në thes”, por më në fund ia dola…! Të dua e kemi thënë me puthje më pas e deri më sot e themi çdo ditë. Më Anilën kam fat sepse i mendojmë gjërat njësoj. Kam gjithmonë konsesusin e asaj dhe anasjelltas ”, e përfundon Gjebrea rrëfimin e tij.

 

Ilir Shaqiri: Emannuela është e zgjuar, si e menaxhoi tradhtinë e një burri si unë

 

Pak ditë para tij ka festuar martesën e gjatë edhe një tjetër personazh i njohur, pikërisht Ilir Shaqiri, pretendenti për të fituar “Big Brother VIP”.

 

Iliri Shaqiri dhe bashkëshortja e tij, Emanuela kanë festuar 19-vjetorin e martesës së tyre dhe me anë të një postimi në “Instagram”, aktorja italiane zgjodhi ta uronte nga larg me fjalët më të bukura dhe emocionuese.

 

“Ishte 30 dhjetor 2002 … ishte ftohtë. Por asnjëri prej tyre nuk e ndjeu. Kanë kaluar 19 vjet nga dita kur i thamë PO njëri-tjetrit dhe ne jemi ende këtu. Vështirësi ka pasur, por kemi mundur t’i kapërcejmë me durim, falje dhe shumë dashuri”, shkruante ajo në foton e dasmës që publikoi.

 

Iliri dhe Emanuela janë një nga çiftet më të përfolur që prej nisjes së BBV, pasi balerini e ka përfshirë shumë partneren në diskutimet e tij brenda shtëpisë, ku zhurmë të madhe shkaktoi dhe tradhtia që ai bëri publike.

 

Para pak netësh Emanuela nisi një videomesazh për bashkëshortin brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Ajo i tha se ka marrë vesh shtyrjen e emisionit me 1 muaj më shumë, e në pikën që është nuk duhet të heqë dorë.

 

“E kuptoj që për ty nuk është e lehtë, por realisht rri i qetë. As mos e mendo të kthehesh në shtëpi”, i ka thënë ajo duke shtuar se Iliri duhet të kthehet në shtëpi me kupën e fitores.

 

Emanuela e ka qetësuar gjithashtu duke i thënë se puna e Ilirit shkon çdo gjë si duhet dhe se ka kontaktuar me vajzat e baletit. Iliri e priti këtë mesazh i qetë, i buzëqeshur duke qëndruar në heshtje përpara ekranit. Në lidhje me tradhtinë ai e konsideroi atë situatë si një “goditje shumë të fortë” për martesën e tyre dhe familjen që kanë krijuar.

 

“Falë Zotit dhe falë gruas që kam, vajza nuk kuptoi asgjë nga kjo. Imagjino çfarë grua të zgjuar kam. Falë zgjuarsisë së kësaj femre që ka emrin Emmanuela, Emily nuk kuptoi asgjë” , tha ai.

 

Në një intervistë në “Dommenica Live” në vitin 2016, Ilir Shaqiri prezantoi për herë të parë familjen. Ai u shfaq me bashkëshorten, Emanulea Mori, një aktore telenovelash divë në kohën kur janë njohur, dhe vajzën e tyre Emily.

 

“Jemi njohur para 13 viteve në emisionin ‘La Sai L’ultima’. Në atë kohë nuk isha shumë i sigurt dhe nuk kisha shumë para. Për të dalë me Emanuelan duhet të paguaja picat, dhe kjo s’ishte aspak e lehtë për mua”, tha ai asokohe.

 

“Jemi njohur në Milano. E kam takuar gjatë një transmetimi televiziv, ‘La sai ultima’ dhe ajo ishte një nga vajzat e spektaklit. Aty u pamë për herë të parë, por dukej se ishte një raport i destinuar që të konsolidohet gjithmonë e më shumë. Më pas unë zbrita në Romë, kjo falë edhe Emanuelës dhe aty nisi jeta jonë familjare, ku më pas lindi edhe vajza, Emily.

 

Takimet e para vështirë t’i harrosh. Për mua ishte dashuria e parë dhe e rëndësishme me një italiane. Mes nesh ndodhi një afeksion i drejtpërdrejtë, u pëlqyem menjëherë që të dy, nuk kishte nevojë për komplimente, por ishte një dashuri me shikim të parë dhe ashtu vazhdoi edhe më pas. Ndoshta edhe mund të qeshni, por ishte interesante që në takimet e para me Emanuelën, unë mundohesha ta bëja kurioze, t’i ‘blija’ mendjen, ta tërhiqja sa më shumë rreth vetes, i flisja shqip. Ato çka doja t’ia thosha në italisht, ia thosha në shqip, ‘je shumë e bukur’, ‘ti më pëlqen shumë’, ‘a do vish me mua”’, dhe nga ana tjetër shihja që ajo hapte sytë dhe bëhej kureshtare të dinte se çfarë i thosha. Kjo ishte një taktikë strategjike nga ana ime që përdora si armë për ta bërë për vete. Përdora shqipen dhe zgjova kuriozitetin e saj… një taktikë origjinale, alla Shaqiri”. (qesh)

 

Por koha e shuan pasionin. Ç’e zëvendëson atë një element rezistues ndaj kohës?

(Qesh) “Po u shua pasioni fillojmë sërish nga e para, por ama kësaj here me disa fraza gjermanisht, pasi në shqip tashmë Emanuela kupton shumë mirë. Nëse termometri vjen dhe ulet, atëherë duhet ta kemi çdo kohë nën kontroll. Ne të dy jemi të ngjashëm si fizionomi, aq sa shumë persona na pyesin “A jeni motër e vëlla”? Madje edhe vajzën, Emily ndodh shpesh të mos dinë të ndajnë se kujt i ngjason më shumë nga ne. Si karakter jam një kokëderr shqiptar (qesh), Emanuela, një italiane shumë e butë.

 

Në karakter jemi pak të ndryshëm, ndonëse ka gjëra që na përputhen në lidhje me ndjenjat, si sinqeriteti, bujaria… Ama kur ndodh të zihemi ai që hap rrugën i pari, është ajo, qoftë edhe në rastet kur unë e kam fajin. Emanuela është shumë e zgjuar dhe ndonjëherë kam frikë se i kupton aq mirë gjërat madje edhe pa qenë nevoja të flas shumë. Nga ana tjetër e adhuron mënyrën se si jemi gatuar ne shqiptarët, e njeh karakterin tonë, mentalitetin, jetën… Kemi kaq kohë që shoqërohemi edhe me Anbetën, Kledin e shumë të tjerë nga të cilët Emanuela ka mësuar shumë për ne”, rrëfeu ai, duke bërë kështu një panoramë të plotë se si mund të funksionojë një martesë për vite me radhë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img