Rrëfimi i nënës: E dorëzuan vetë vajzën në duart e djalit tim, tani e akuzojnë për rrëmbim

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” është transmetuar historia e një nëne, e cila tregon se si djali i saj u dashurua me një vajzë 16 vjeçare, të quajtur Xhuliana.

 

Lidhja e tyre nuk është e mirëpritur nga familja e Xhulianës, që ka kryer edhe akuza të forta ndaj djalit të Klodianës.

 

“Ka 3 vjet e gjysmë që vuaj nga kanceri dhe kam bërë 5 operacione. Në atë kohë që unë jam operuar, djali im më tregon për historinë e kësaj vajze, më ka prezantuar dhe i ka thënë asaj që kjo është mami im dhe të gjithë çfarë kisha kaluar. Kemi bërë muhabet me motrën e vet unë dhe djali, dhe i kam thënë nuses, Xhulianës e motrës së saj, që “unë sot për sot nuk kam mundësi që ta lidh këtë fejesë për ju”. Nëse doni, mund të rrini dhe të dashuruar, derisa vajza të mbarojë shkollën”. Ky tha “mami nuk pret puna më”, kur në dijeni ka qenë edhe nëna e saj, motra, tezja dhe gjyshja”, është shprehur ajo.

 

Nga njerëzit e nuses, të vetmit që nuk ishin në dijeni të lidhjes së saj me djalin e Klodianës ishin babai dhe vëllai i saj. Gjithsesi, personat që ishin në dijeni pranuan që ajo të shkonte te familja e tij, ndaj e dorëzuan vetë te djali i Klodianës duke i premtuar se do ta zgjidhnin vetë çështjen me babain dhe vëllain e Xhulianës.

 

“Ato ishin dakord, por nuk donin që e vërteta të dilte sheshit. Nuk donin që kjo e vërtetë të ishte që e kanë nxjerrë vetë me duart e veta te djali im”, tha Klodiana.

 

Ardit Gjebrea: Pra, donin që të dukej si një rrëmbim?

 

Klodiana: Po dhe një muhabet me burrin dhe djalin që e ka rrëmbyer, kur unë isha në spital në atë kohë. Pastaj siç vijnë debatet njëri pas tjetrit, me polici, më kanë kërkuar në familjen e tyre. Kur unë isha këtej kishin shkuar me policinë në 12 të natës në shtëpi, burri iu kishte thënë që “nuk di gjë se ç’ka ndodhur”. Më marrin në telefon mua dhe më thonë “djali yt ka rrëmbyer vajzën time” kur mua djali dhe nusja më sqaroi vetë që “mami im e di, motra ime e di, të gjithë këta e dinë, vetëm babi dhe vëllai nuk dinë gjë”. Dhe më thonë mua që “djali yt ka marrë vajzën time”.

 

Ardit Gjebrea: Kush ta thotë?

 

Klodiana: E ëma e vajzës dhe e motra.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...