Protestat japin efekt, Rama largon dy nga ministret e qeverisë! Zyrtarizimin do e bëjë vetë nesër

Në një kohë krize dhe protestash kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe gjithë produkteve ushqimore bazike dhe jo vetëm, nesër pritet që të ketë ndryshime të disa ministrave në qeveri.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se nesër pritet të ketë ndryshime të disa ministrave në kabinetin e tretë qeveritar të kryeministrit Edi Rama dhe do jetë vetë ai që do i bëjë zyrtare.

Sipas të dhënave, emrat që lakohen se do të largohen nga kabineti qeveritar janë ato të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca dhe ajo e Financave, Delina Ibrahimaj, të cilat kanë qenë në qendër të kritikave nga publiku për shkak të deklaratave publike dhe rritjes së çmimeve.Ministrja e Financave tha në një dalje televizive pak ditë më parë se një shqiptar që merr 130-140 euro në muaj nuk konisderohet i varfër.

Kjo deklaratë e saj ngjalli një reagim të madh në rrjet që sigurisht përkthehet në she një pakënaqësie në publik.Në anën tjetër, ministrja e Bujqësisë jo pak herë ka bërë xhiron e memeve me deklaratat e saj. Me siguri e mbani mend deklaratën e saj ku tha se do hapim shkolla për barinj.

Gjithsesi do na duhet të presim deri nesër për të parë reagimin zyrtar të kryeministrit Rama, por largimi i këtyre dy ministeve është i sigurt. Ende nuk dihet kush do jenë dy zëvendësuesit apo zëvendëueset e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...