Kjo nuk pritej, Iliri ‘plas’ deklaratën e fortë për Monikën…

Balerini Ilir Shaqiri, është mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale.

Ai ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e tij, që nga jeta profesionale ashtu edhe ajo private.

Së fundmi, ai ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Balerini ka kapur një moment ku shihet teksa godet ballin me dorën e tij.

“Unë kur shikoj intervista hajvanësh”, ka shkruar Iliri bashkëngjitur me videon në fjalë, duke e shoqëruar gjithashtu me disa emoji duke qeshur.

Megjithatë, balerini nuk ka specifikuar se kujt i drejtohet ky postim duke lënë kështu hapësirë për të aluduar.

Në rrjet po komentohet kjo ironi është për aktoren Monika Lubonja, e cila ka bërë mjaft intervista dhe dalje publike, ku ka rrëfyer pa rezerva ndjesitë e saj për situata të caktuara në shtëpi dhe raportin me ish-banorët e tjerë. Ajo ka folur edhe për balerinin e shumë nga intervistat e saj.

Nga ana tjetër, balerini i njohur dhe njëkohësisht fituesi i këtij ‘’Big Brother Vip’’, Iliri Shaqiri bëri një deklaratë para disa kohësh që u komentua shumë.

Ai tha se Monika nuk është në shinat e arsyes. Sakaq, aktorja e ka cilësuar balerinin se ai është në delir.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...