“Bjer sërish në dashuri, edhe kur…”/ Për kë e ka Arbana Osmani mesazhin e koduar ? Ja çfarë shkruan (FOTO)

Nëse kemi thënë Arbana Osmani kemi thënë një nga personazhet më hermetike të showbizit shqiptar. Ndonëse është shumë e komentuar dhe njerëzit kanë shumë kuriozitet për jetën personale të moderatores, ajo është shumë e rezervuar.

 

Rreth dy vite më parë Arbana u bë kryefjalë e mediave rozë pasi u zbulua lidhja e saj me regjisorin Eduart Grishaj. Gjë kjo që doli në pah vetëm pak kohë pasi u zbulua divorci i saj me bashkëshortin Ardit Kero, një emër jo i njohur për publikun.

 

Pavarësisht raportimeve të shumta, prezantuesja e “Big Brother VIP” vendosi të qëndronte në heshtje duke mos folur asnjëherë për divorcin, teksa pak dihet nga lidhja e saj me regjisorin. Ata mirëpritën në jetë në 2020 djalin e tyre të parë, Diellin, teksa Arbana është sërish shtatzënë.

 

Një postim i saj në rrjetet sociale duket se tregon shumë për jetën e saj private. Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një thënie ku shkruhet: Bjer në dashuri, edhe pse ti mendon se është e pamundur pasi të është thyer zemra.”

 

Se per ke e kishte Arbana kete postim akoma nuk kemi dijeni por e sigurt eshte se prezantuesja kete fundjave e ka shijuar ne maksimum pasi ka shkuar te pushoje ne Kroaci vetem me Eduardin dhe pa te vegjlit.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img