Vdekja misterioze e 4 rusëve, eksperti bën deklaratën e fortë: Ata u helmuan me …

Vdekja e katër turistëve rusë në Shqipëri, është ende e mbushur me mister, ndonëse kanë kaluar disa muaj nga ngjarja. Memush Habilaj inxhinier kimist tha se ndër arsyet e vdekjes së turistëve është helmimi, përmes lëndëve kimike.

“Për të eliminuar njerëz të veçantë përdoren helme që quhen diversioniste, që nuk lënë gjurmë. Në lidhje me rastin e vdekjeve të katër turistëve rusë, asnjë analizë nuk u publikua se çfarë kishte ndodhur. Të dhënat ishin shumë pak.

Është një mundësi që të jetë përdorur një lëndë helmuese që më pas avullon, humbet në ajër, duke mos lënë gjurmë. Forma të tilla ka plot, për shembull në një çakmak futet lënda helmuese, ia jep personit të ndezë cigaren dhe jep efekt. Ose me parfum.

E hap në atë moment e lë në ambient, dhe ata që janë prezentë do të helmohen. Klorin e përjashtoj si mundësi helmimi”, u shpreh specialisti i armëve kimike në Dritare TV.

Ne ekspertizën mjeko-ligjore rezultoi se në trupat e viktimave është konstatuar prania e monoksidit të karbonit në masën 75 përqind.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...