U shua protesta, rritet sërish çmimi i naftës! Pak nga pak po kap shifrën e rekordit

E gjithë Shqipëria thuajse u revoltua dhe madje pati protesta të forta kur cmimi i naftës dhe i karburantit në tërësi kapi shifra rekord, shkoi deri në 280-290 lekë për litër.

 

E gjendur nën trysninë e protesrave, qeveria ngrit Bordin e Transparencës për të vendosur cmime fikse për karburantin në gjithë Shqipërinë, kush nuk e zbaton, do marrë ndëshkimin qëi jep ligji në këtë rast.

 

Bordi i Transperencës ka vendosur sot çmimet e reja të naftës, që janë në fuqi nga dita e shtunë (26 mars), ndërsa benzina ka mbetur e pandryshuar. Çmimet kanë shënuar një tjetër rritje, për të tretën herë brenda pak ditësh. Sipas burimeve nga tregut, çmimi i ri i naftës është me pakicë është 245 lekë, nga 233 lekë që ishte më parë.

 

Nafta me shumicë tregtohet me 233 lekë për litër. Për benzinën, çmimi pakicës është 218 lekë, njësoj me vendimin e fundit, pasi benzina është më e lirë në bursa.

 

Operatorët e tregut pohojnë se ka pasur një ndryshim në formulën se si Bordi e llogarit çmimin e karburanteve. Sipas metodologjisë së deritanishme, Bordi cakton çdo javë ose kur e vlerëson të nevojshme, në diskrecion të tij, çmimin tavan për shitjen për gazoilin, benzinën dhe gazin e lëngshëm të naftës.

 

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha se deri tani kompanive u ishte imponuar një formulë që ishte me humbje. Bordi pranoj qe formula e aplikuar ishte gabim. Sipas Shoqatës gjatë kësaj kohë mbi 100 pika karburanti u mbyllën për shkak të pamundësisë për të mbuluar shpenzimet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...