Taulant Balla shkon në market dhe qanin hallin e shqiptarëve: Do Zoti hanë më pak…

Taulant Balla i shoqërua nga kryebashkiakja e sapo zgjedhur në Lushnje, Eriselda Sefa, inspektuan sot nga afër çmimet e produkteve ushqimore në një nga marketet e zonës.

Balla me këtë rast nuk mund të rrinte dot pa folur me superlativa për paketën e ndihmës që ka caktuar qeveria me nga 30 mijë lekë të vjetra cdo muaj për pensionistët që marrin më pak se 160 mijë lekë të vjetra në muaj dhe ata që janë me ndihmë ekonomike.

Duke kontrolluar cmimet, Balla bëri dhe një batutë duke thënë që shqiptarët bëjnë mirë të hanë sa më pak sheqer sepse është i dëmshëm, pasi sheqeri është një nga ato produkte që është rritur këo kohë.“E rëndësishme është të ketë një ofertë të produkteve të shportës, në çmimet e paketës.

Ata që preken drejtpërsëdrejti, kemi bëbë një llogari për një familje me 4 anëtarë hatrxhon 2 litra vaj në muaj,.5 kg makarona, do zoti sheëqerin e hanë më pak se është i dëmshëm, ndihma që ka dhënë qeveria për këto tre muaj të kompesojë këtë nivel rritje.

Nëse do vazhdojë lufta, larg qoftë edhe qeveria do e kompesojë më shumë”, tha mes të tjerash Balla.Javën e kaluar dolën nëpër marke dhe furra buke kryeministra Rama dhe disa nga ministrat e qeverisë, mesa duket e njëta gjë do ndodhë edhe këtë fundjavë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img