Rama shkarkon direkt drejtorin e Postës Shqiptare, pas asaj që zbuloi për të

Drejtori Postës Shqiptare, ish deputeti Ervin Bushati është shkarkuar me ceremoni.

Ai është drejtori i parë i madh që është shkarkuar kaq shpejt pasi qeveria aktuale fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet e prillit të vitit 2021.Mësohet nga burime zyrtare që Bushati është shkarkuar me urdhër të kryeministrit Rama pas investigimit te emisionit Fiks Fare për skandalin me tenderine blerjes se zarfeve për Këshillimin Kombëtar.

Gjtihashtu, sa erdhi në krye të Postës, ai shkarkoi disa zyrtarë të këtij institucioni që kishin disa vite përvojë pune aty dhe kjo gjë duket se i ka shkuar në vesh Ramës dhe nuk i ka pëlqyer fare.

Ervin Bushati ka qenë gjithashtu ish kryetar i PS së Tiranës, por që në zgjedhjet e vitit 2021 nuk mundi dot të zgjidhej deputet, edhe pse ishte brenda listës fituese, por e la jashtë ish-minstri Fatmir Xhafaj që mori një numër rekord votash.

Sipas asaj që citojnë burime të mediave pranë qeverisë, se Ervin Bushati është shkarkuar sot dhe tashmë nuk do të ketë më asnjë post publik dhe politik. Rama ka mbetur shumë i zhgënjyer nga ai.Shkarkimi i Ervin Bushatit mund të jetë një mesazh i qartë edhe për drejtuesit e institucioneve të tjera së në rast skandalesh i pret shkarkimi direkt nga posti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...