Pamje nga aeroporti, Lulzim Basha “braktis” Tiranën dhe ikën në Amsterdam?

Lulzim Basha dha një javë më parë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Drejtimi i kaloi kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj dhe prej atëherë Basha nuk ka dalë më në media.

Në rrjetet sociale janë publikuar pasditen e sotme dy foto të Lulzim Bashës në një aeroport, që në dukje ngjason me atë të Amsterdamit. Edhe vetë faqja satirizuese “Brryli Broadway”, shkruan se kryetari i dorëhequr i partisë më të madhe opozitare është larguar në Amsterdam.

Megjithatë, këto pamje duhen marrë me rezerva pasi nuk dihet sa aktuale janë, edhe pse Lulzim Basha dhe familja e tij janë të lidhur ngushtë me Holandën. Basha dhe bashkëshortja, Aurela, kanë studiuar dhe jetuar në Holandë. Aurela Basha është dhe nënshtetase holandeze.

Kujtojmë se, edhe përse ka dhënë dorëheqjen si kryetar i PD Lulzim Basha është deputet i kësaj force politike dhe anëtarë i strukturave më të larta të saj. Pas largimit,

gjuha e grupit të Berishës ndaj atij që e quanin “Lul Brava” u zbut. Vetë ish-kryeministri tha dje se nuk do ta quante më kështu dhe ishte i gatshëm t’i shtrinte dorën e bashkimit.

Kush humbi 2 mijë ndjekës? Ja si kanë ndryshuar shifrat e ndjekësve në ”Instagram” të banorëve të BB VIP2

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje...

A do ta ftoje Luiz Ejllin në fushatën e PD? Berisha: Ai meriton admirimin e shqiptarëve, është një ARTIST!

Luiz Ejlli ka deklaruar publikisht brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” se admiron kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.Ndërkohë edhe lideri i PD-së, është...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME