“Më ka marrë malli, të jam mirënjohës deri në vdekje”, ja historia që bëri Dajanën të shpërthejë në lot

Mbrëmja e së Mërkurës në D-Night përpos një show të garantuar kishte edhe plot emocione e lot. Historia e një djaloshi të rritur nga Shtëpia e Fëmijës, i cili me çiltërsinë e tij nuk e harroi kurrë dorën që e ndihmoi kur ai kishte më shumë nevojë.

 

Vrapoi rrugëve të Tiranës për të kapur linjën direkte me programin me një mesazh shumë të veçantë drejtuar Dajanës, drejtueses së emisionit “Më ka marrë malli, dua të të përqafoj. Do të jem mirënjohës deri në vdekje”

 

Djaloshi: Dajana si je?

 

Dajana: Unë të njoh ty, por për momentin nuk po e bëj lidhjen tamam.

 

Djaloshi: Edhe unë të njoh ty e të kam shumë xhan.

 

Dajana: Të lutem më jep një indicie sepse për herë të parë po më tradhton memoria.

 

Djaloshi: Nuk të tradhton memoria ty asnjëherë. Ku kemi ngrënë peshk ne bashkë?

 

Dajana (emocionohet dhe fillon të qajë): Mua më bëhet aq shumë qejfi që ti je mirë dhe unë e di kush je. Ky djalë që shikoni ka qenë te shtëpia e fëmijës dhe ne të Orës asokohe e kemi ndihmuar. Unë të dua shumëëë ty! Ti je rritur shumë!

 

 

Djaloshi: Kur mund të të takoj se më ka marrë shumë malli?

 

Dajana: Uaaa sa je rritur dhe mua më bëhet shumë qejfi. I dua shumë njerëzit mirënjohës.

 

Djaloshi: Më ka marrë shumë malli, ku mund të të takoj?

 

Dajana: Kur të duash je i mirëpritur te Ora.

 

Djaloshi: Unë tërë jetës do të jem mirënjohës ndaj teje deri në vdekje.

 

Djaloshi: Po te Ora të lë njeri të futesh atje?

 

Dajana ( me lot në sy dhe shumë e emocionuar) Po ti do futesh se do iu them unë patjetër! Sa po gëzohem për ty.

 

Djaloshi: Dua të të sjell një buqetë me lule.

 

Dajana: Ti nuk do harxhosh asnjë lekë.

 

Djaloshi: Unë do harxhoj sepse më ka marrë malli të të përqafoj. Ishte edhe 8 Marsi e kam gjithë këtë kohë që të ndjek e më mbushen sytë me lot. Unë kam Genardin këtu, por do doja të ishe ti të të përqafoja.

TE TJERA

spot_img