Ja çfarë duhet të bëjmë për t’u ngritur. Grida Duma flet për …

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma insiston që vetëm nëpërmjet një dialogu të hapur mes demokratëve, kjo parti do të tejkalojë krizën me të cilën po ballafaqohet.

Deputetja e konsideron se ka plot kandidatë të cilët mund ta udhëhiqnin PD-në, ndërsa thotë se hakmarrja e demokratëve mbi demokratë duhet të mbarojë.

Duma shprehet se nëpërmjet një dialogu mes demokratësh brenda 5 apo 6 muajsh mund të arrihet një dakordim dhe të ndodhë ribashkimi i proklamuar që pas dorëheqjes së Bashës si kryetar i demokratëve.

“Sali Berisha aty duhet të diskutojë me ne, duhet ta bëjmë një dialog të hapur, siç i kam thënë edhe Lulzim Bashës më përpara se ai të jepte dorëheqje se ka vetëm një mënyrë për të krijuar kredibilitet moral, ta bëjmë debatin mes palëve të hapur dhe të plotë dhe ta çojmë deri në fund këtë debat me asnjë skenë të ndarë por në të njëjtën skenë që ne bëjmë një dialog të madh me njërit-tjetrin.

Pavarësisht se cilat janë ndryshimet ligjore PD është e detyruar të kuptojë një gjë, vetëm një grupim, qoftë ky i foltores apo qoftë ky PD zyrtare në të dyja anët jemi të humbur nëse nuk kuptojmë që e vetmja betejë që kemi është të fitojmë zgjedhjet,

nuk ka rëndësi nëse një pakicë është më e madhe se një pakicë tjetër, ka rëndësi që ne të jemi shumica më e madhe për qeverisjen e vendit dhe kjo gjë nuk duhet të na bëjë në asnjë moment që të jemi agresivë me njëri-tjetrin.

Asnjëri nuk ka fituar, të dyja palët kanë humbur, dhe tani revanshi i demokratëve mbi demokratët duhet të mbarojë dhe duhet të ketë një amnisti morale për ndasitë që i krijuan dy krerët e partisë dhe që nuk ia kanë borxh më demokratët

dhe duhet ta zgjidhim këtë sido që të jetë kosto me një dialog të arsyeshëm properëndimor dhe që e bënë PD-në të gjeneratës të re me një tjetër ndriçim drejt shkuarjes në frymëzim, jo në presion…

Për pesë ose gjashtë muaj nëse angazhohemi në këtë platformë ne e bëjmë të mundur që të dakordësojmë”, deklaroi Duma.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...