Detaje nga ngjarja e rëndë/ Sherr me motrën, shqiptarja hodhi nga ballkoni mbesën dhe nipin

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua në Greqi, ku tezja hodhi nga ballkoni mbesën dhe nipin e saj.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarja u konfliktua me motrën dhe më pas në një moment kishte dalë në ballkon dhe hodhi mbesën 2 vjeçe dhe nipin 5 vjeç dhe më pas u hodh vetë.

“Tezja na hodhi nga ballkoni.” Dola duke dëgjuar fëmijët që qanin. Nëna ndodhej brenda në shtëpi dhe ishte në gjendje shoku. Natyrisht që gruaja nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur me fëmijët e saj dhe po bërtiste ”, tha për protothema.gr një fqinj që doli nga shtëpia për të ndihmuar dy fëmijët e mitur të familjes .

Fatmirësisht fëmijët kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikuar për jetën, por ashtu edhe tezja e tyre.

Shqiptarja 37-vjeçare mësohet e ka probleme psikologjike dhe ngjarja ka ndodhur në rrethana të pashpjegueshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...