Bes Kallaku flet për ‘sherrin’ me Ermal Mamaqin, zbulon nëse do bëhet baba për herë të dytë

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka folur në një intervistë për emisionin “N’Zoom” duke zbuluar nëse partnerja e tij është në pritje të një fëmije.

 

“Thjesht kemi shtuar peshë dhe dy javë aty vetëm kemi ngrënë dhe nuk kemi pasur angazhim ‘palestral”, tregoi ai.

 

Ermali dhe Besi kanë pasur një konflikt virtual prej shumë kohësh. “Sherri” virtual mes dy aktorëve nisi pas një deklarate të Bes Kallakut ku tha se “diferenca mes tyre është që Ermali është biznesmen, ndërsa unë jam komedian”.

 

Aktori e cilësoi raportin e tyre si një marrëdhënie normale shoqërore, dhe shtoi se ata nuk kanë pasur asnjëherë inat profesional me njëri-tjetrin.

 

“Ne kemi një marrëdhënie normale shoqërore me Ermalin dhe nuk kemi pasur ndonjëherë inat profesional me njëri-tjetrin. Të paktën unë e di që se kam por edhe Ermali s’ka asgjë me mua, thjesht kemi zgjedhur secili që të punojë, domethënë që mos të merret me të tjerët por me veten dhe me punët tona.”

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img