Ai tha jo, Jasmina ndez sërish dyshimet për Ardian Bujupin, zbulon bisedat me këngëtarin

Ish-konurrentja e Për’Puthen, Jasmin Kadriu ka folur sërish për raportin me këngëtarin Ardian Bujupi, madje ka zbuluar edhe bisedën me këtë të fundit.

 

Për këngëtarin Ardian Bujupi, ajo nuk dha një përgjigje të qartë, megjithatë shprehu se nuk i mjafton thjesht një videoklip ose komentet e bukura për të qenë në një lidhje me një mashkull, duke shtuar se ai “duhet të bëjë jashtëzakonisht shumë” për të qenë në krah të saj.

 

“Dua të jap një përgjigje le të themi diplomate. Për sa i përket gjërave private ose afeksionit ose asaj plusit pas videoklipit është pjesa që sa do dukem e thjeshtë për ta dashur një mashkull duhet jashtëzakonisht shumë punë që mua të më bësh për vete. Prandaj nuk i kam kthyer pëgjigje, prandaj nuk i kam mëshuar asaj pjesës që “o po jam kam diçka, (ose) nuk jam, nuk kam diçka”, sepse ai mashkull që do më ketë mua në krah duhet të bëjë jashtë zakonisht shumë. Dhe nuk mjafton e njoha në një klip, dukem shumë bashkë, nuk mjaftojnë këto gjëra me mua.”, tha ajo për “Prive”.

 

Në një rubrikë të emisionit, ku Jasmina u pyet se e me kë i ka tre bisedat e fundit në “WhatsApp”, ajo u përgjigj: “Mami dhe Ardiani.”

 

Më tej u pyet se çafrë ka biseduar me kënëgtarin, ku zbuloi se kanë ende për çfarë të bisedojnë sepse ende nuk është postuar videoklipi.

 

Ndër të tjera, u përmend fakti se këngëtari aktualisht jeton në Gjermani, por ish-konkurrentja e Për’Puthen shprehu për lidhjet në distancë se për të janë aspak problem kur ekziston dëshira për të qenë afër një personi.

 

“Lidhjet në distancë funksionojnë kur ekziston dëshira për të qenë afër atij personi, unë nuk e kam problem. Unë vdes për të udhëtuar, vetëm nëse e ka problem pala tjetër, unë nuk e kam problem.”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...