“U dashurova me të”, ja kush është dhali nga Korça që i ‘rrëmbeu zemrën’ Beniadës pasi doli nga BBV

Beniada Nishani ishte një nga banoret e sezonit të parë të Big Brother Vip, modelja shkoi deri në finalen e madhe me shumë meritë, pasi na dhuroi shumë emocione dhe të qeshura gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë e famshme.

Pasi mbaroi BBV, Benida vendosi të lërë përfundimisht Italinë dhe të shpërngulet në Tiranë, aty ku ka amrrë dhe një apartament që e ka arreduar sipas shijeve të veta, e postoi në rrjetet sociale.

Beniada Nishani tashmë i ka hyrë botës së televizionit ku shumë shpejt do të sjellë dhe një nga projektet e reja së bashku me Agjira Spancën, në emisionin e të dielës në Top Channel, “E diell”.

Të ftuara së fundmi në emisionin “Goca dhe gra”, vajzat zbualuan disa detaje rreth emisionit të tyre më të ri të quajtur “Trip”, ideja është që do të udhëtojnë nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, për ta na njohur me historitë e tyre, kulturën, artin, gatimin e shumë gjëra të tjera.

Dy vajzat treguan se në një puntatë zgjodhën të vizitonin qytetin e Korçës dhe se kishin kënduar serenata me një djalë i cili i binte kitares. Argjira ‘tha se Beniadës i kishte pëlqyer shumë djali në fjalë, madje kishte rënë dhe në ‘dashuri’ me të.

Ai quhej Panajot, ishtë këngëtar serenatash. Beniada tha se i pëlqejnë shumë njerëzit e talentuar dhe ndaj “dashurohet” shpejt me ta. Rubrika e Beniadës dhe Argjirës do të jetë një nga më të bukurat në “E diell”.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img