Si? Mevlani merr rrogë mujore nga Përputhen, zbulohet kushti i produksionit për konkurrentët e tjerë

Sezoni i tretë i Përputhen nuk ka shikueshmërinë e sezonit të dytë dhe numrin rekord të klikimeve që mori sezonin e kaluar,

por sërish vazhdon të ndiqet.Një nga surprizat ishte rikthimi i disa konkurrentëve të vjetshëm në mes të këtij sezoni.

Një nga këto emra ishte edhe Mevlan Shaba, i cili doli cift në fund të sezonit të kaluar me Ledjanën, por lidhja e tyre qe thjesht brenda programit, jashtë ishin secili për punë të vetë.Do thoni ju po pse u rikthye Mevlani këtë sezoni kur nuk ndrit gjë as sezonin e kaluar? Epo do marrë edhe ai rrogën.

Po, po mos u habisni, e dëgjuat mirë.Burime për “Iconstyle.al” konfirmojnë se në fakt konkurrenti paguhet çdo muaj për të qenë pjesë e emisionit. Në një video live në TikTok një javë më parë, ish-konkurrentja Alvisa Qarri dhe vëllai i Mevlanit diskutuan çështjen e pagesës së Mevlanit, që ishte mëse e dukshme se dihej prej të dyve; ai paguhet.Po konkurrentët e tjerë a paguhen?

Duke qenë se sezonin e kaluar konkurrentët bënë namin me reklama dhe fituan aq shumë sa hapën bizneset e tyre, këtë vit produksioni iu ka vendosur një kusht të ri konkurrentëve.50% e fitimit të çdo reklame do t’i takojë produksionit (e shkruar në kontratë kjo) dhe vetëm 50% do marrin konkurrentët. Duke qenë se sivjet ka rënë shikueshmeria, i bie që konkurrentët e këtij sezoni përvec Mevlanit të fitojnë shumë pak.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...