NAMI NË SHKODËR, 27 VATRA ZJARRI NË 7 DITË

Nga Nereida Vitoja

Java e fundit ka shënuar numrin më të lartë të zjarreve të regjistruara ndonjëherë në muajin mars në bashkinë Shkodër.

Bashkim Ramaj, shef I sektorit të ndërhyrjes në repartin zjarrëfikës bën me dije se nga e premtja e 18 marsit, në harkun kohor të një jave efektivët zjarrëfikës kanë ndërhyrë në 27 vatra zjarri në qytet dhe njësitë administrative të bashkisë Shkodër, mesatarisht 3 vatra zjarri në ditë.

Shefi I ndërhyrjes Ramaj bën me dije se pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit janë të qëllimshme ngabanorë që pastrojnë tokat bujqësore, raste ëkto kur zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar banesat e tyre.

Prej një jave situata e krijuar në të territorin e bashkisë Shkodër është alarmante. Aq më tepër kur temperaturat nuk janë ende aq të larta sa të shkaktojnë zjarre në sipërfaqe malore dhe fushore. Shefi I sektorit të ndërhyrjes I bën thirrje edhe policisë Shkodër për mbajtjen nën kontroll të kësaj situate.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...