E shpallën të vdekur, reagon Fejzullahu: E katërta herë brenda 3 muajve

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, po vijon të jetë i angazhuar me projekte muzikore dhe koncerte të ndryshme.

Së fundmi, ai ka reaguar në lidhje me lajmin në disa media që e kanë shpallur të vdekur.

Fejzullahu ka treguar se është shëndoshë e mirë dhe se po vijon punën pa u ndalur.

“Përshëndetje, të gjithëve juve që e dëgjoni këngën time kudo që jeni shqiptarë të nderuar që ju dua fort, ju çmoj dhe ju respektoj. Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet në portale se kam vdekur.

Unë jam gjallë e shëndoshë e mirë punoj kurrë pa u ndal hiç, ju dua me gjithë zemër dhe vetëm ai i madhi vendos se kur do të vdes unë. Faleminderit shumë. Ju dua me shpirt, ju përshëndes”, u shpreh ai.

Megjithëse mbi supe mban 74 vite, Sabriu është ende në top formë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...