E rëndë/ Tezja hedh nga ballkoni dy mbesat e saj, 2 dhe 5 vjeçe

Një ngjarje përtej kufijëve të nejrëzores ka ndodhur sot në Greqi.

Një grua ka hedhur nga ballkoni dy mbesat e saj të vogla dhe më pas është vetëhedhur. I gjithë opinioni në Greqi ka mbetur pa fjalë nga kjo ngjarje.Sipas informacioneve të dhëna nga mediet helene, gruaja është tezja e dy vajzave të mitura 2 dhe 5 vjeç, përkatësisht.

Por cila është arsyeja që tezja arriti deri në këtë gjendje të bënte këtë veprim?Protothema shkruan se për arsye ende që nuk dihen gruaja shkoi sot në shtëpinë e motrës dhe për arsye sërish të paditura morri dy mbesat e vogla, i hodhi nga ballkoni dhe më pas është vetëhedhur.

Nëna e fëmijëve është në gjendje shoku. Sipas informacioneve të para, dy fëmijët e mitur të moshës 2 dhe 5 vjeç po trajtohen në spitalin pediatrisë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë tezja e tyre po trajtohet me ndihmë mjekësore dhe nuk dihet si është gjendja e saj.

Në rast se arrin të mbiejtojë ajo do dërgohet në spitalin psikatrik.Edhe pse jo zyrtarisht, përflitet që tezja vuan nga probleme të shëndetit mendor, por duhet pritur versioni zyrtar i policisë, pasi të mbarojnë të gjitha hetimet e nevojshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...