A do të kandidojë për kryetar të PD? Sali Berisha tregon vendimin e fundit që ka marrë

Në konferencën për shtyp që mbajti sot në selinë blu, ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi që do të kandidojë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Sipas tij gara do të jetë e hapur, ku anëtarësia do të marrë në dorë fatin e kësaj force politike.

“Do të jem në garë të hapur dhe ftoj këdo që do të garojë të kandidojnë. I ftojnë ata që kanë ndërmend të krijojnë ekipin. Ju garantoj që do të jetë gara më e hapur që ka ndodhur ndonjëherë.

Nuk vendos më Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosi një lëvizje unike në llojin e saj ku anëtarësia merr në dorë fatin e partisë. Anëtarësia në dorë dhe fatin tim”, u shpreh Berisha i bindur.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img