“Të ka hyrë Saliu brenda, mbaje çik më poshtë”/ Plas keq në Kuvend, Spaho i përgjigjet Ballës

Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend, ku deputeti Edmond Spaho, ka kërkuar që të ndryshojë rendi i ditës,

dhe të nisë me interpelancën e kërkuar nga deputetët e Komisionit e Rithemelimit, dhe jo me seancën me mocion të kërkuar nga PD zyrtare, për rritjen e çmimeve.

Spaho u ngrit nga foltorja dhe kërkoi që kërkesa e tij të pranohej, ndërkohë që u ndesh dhe me reagimin e Taulant Ballës.

Ky i fundit tha se të gjithë deputetët e Komisionit të Rithemelimit, janë bërë si Berisha, duke folur kot.

“Më çudisni që merrni fjalën për çështje brenda opozitës, nuk të nxjerr kjo në selamet, kot lodhesh.

Sot nuk ka dy seanca, kemi një rregullore, e cila nuk lë asnjë shteg është e prerë, zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditës, në seancën e parë të javës së ardhshme. Nuk ke për të nxjerrë gjë, apo të ka hyrë frika nga Berisha dhe… Del këtu dhe bën zëdhënësin e opozitës në thonjëza”, ishte kundërpërgjigja e Spahos.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...