Sali Berishen e presin ditë të vështira! Përveç amerikanëve dy dosje korrupsioni nën hetim për atë dhe familjarët e tij

Sali Berisha duket se presin ditë të vështira.

 

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri ditën e djeshme me dije se mazhoranca do të dërgojë një tjetër kallëzim penal lidhur me aferën CEZ-DIA, çështje e nisur prej gati 7 vitesh, në të cilin është i përfshirë edhe ish-shefi i qeverisë shqiptare.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë, zyrtari i lartë socialist theksoi se ka informacione të reja lidhur me një nga aferat më korruptive në historinë e shtetit shqiptar. “Do bëjmë kallëzim penal të ri për skandalin e CEZ-DIA, kanë dalë gjëra të reja. Askush nuk mund të mbesë i padënuar për krimet që ka bërë”, u shpreh fillimisht Taulant Balla.

 

Më tej, eksponenti i lartë i PS deklaroi se dy kallëzimet e tij për aferën CEZ-DIA dhe privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”, për të cilat është paditur ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me familjarë dhe ish-bashkëpunëtorë të tij, janë regjistruar si procedim penal.

 

Balla pranoi se mori informacionin nga kreu i SPAK-ut, Arben Kraja. Ai shtoi se për çështjen CEZ-DIA është regjistruar një tjetër kallëzim nga një qytetar. “Kam marrë përgjigje për dy çështje që kam kërkuar. Kam depozituar dy kërkesa, një Prokurorit të Përgjithshëm, për kallëzimin penal të vjeshtës 2020 në ngarkim të disa shtetasve ndër ta edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Për këtë kam marrë përgjigje, kur jam informuar nga zoti Kraja, se për këtë çështje është regjistruar procedim penal dhe që unë që kam bërë kallëzimin më thërrasin për të thënë gjithçka di. Ndërkohë, jam informuar se ka pasur kallëzim tjetër nga një qytetar për sa i përket aferës së CEZ e cila mbetet një prej aferave më të rënda në financat e vet që është dashur të hetohet”, vazhdoi më tej Balla.

 

PS dorëzon prova të reja në SPAK

Por gazeta ka mësuar bëhet fjalë për prova të reja të cila sipas Ballës faktojnë aferën korruptive të ish-qeverisë Berisha me marrëveshjet në dëm të buxhetit të shtetit teksa CEZ-DIA do të mblidhnin borxhet e pashlyera të qytetarëve për energjinë elektrike.

 

Ndërkohë për aferën CEZ-DIA, për të cilën PS nisi betejën ligjore në drejtësi që në vitin 2015, Balla paralajmëroi se çdo person i implikuar në këtë aferë korruptive do të dënohet nga ligji, duke nënkuptuar dhe ish-kryeministrin Berisha. “Për mua personalisht, që e kam drejtuar atë komision, ka qenë e qartë çështja për çfarë bëhet fjalë. Kush ka ngjyer gjithë trupin në atë çështje, nuk shpëton dot”, përfundoi fjalën e tij për dy çështjet e sipërpërmendura Taulant Balla.

Privatizimi i kompleksit “Partizani”

Një tjetër çështje serioze për të cilën PS akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha është privatizimi i kompleksit sportiv “Partizani”. Në padinë e dërguar në SPAK në 17 nëntor 2020, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla denoncoi Berishën së bashku dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami se ky privatizim është korruptiv me qëllim kryerjen e pastrimit të parave të pista. Në 8 mars 2022, SPAK iu përgjigj kërkesës së Ballës për kallëzimin e 17 nëntorit 2020 se çështja është nën hetim. Kompleksi “Partizani” u ble për 100 mijë euro dhe në sipërfaqen e blerë prej 10 mijë m2 janë ndërtuar 17 kulla. Vlera blerjes së truallit të këtij kompleksi ngjalli dyshime për parregullsi ligjore dhe korrupsion.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img