Plas keq në Kuvend/ Damian Gjiknuri e sulmoi, Sali Berisha vendos të bllokojë…

Pas akuzave që ministri Damian Gjiknuri hodhi ndaj tij, ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi që të merrte fjalën, Mirëpo drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj nuk e lejoi dhe kjo bëri që Bertisha të bllokojë foltoren e Kuvendit.

 

Gjiknuri e akuzoi Berishën se la një kufomë energjetike. Ndërkohë, nënkryetarja Ermonela Felaj refuzoi t’i japë fjalën Berishës, pasi sipas saj është jashtë radhe “Nuk ke të drejtë të marrësh fjalën për replikë. Liro foltoren”, tha Felaj.

 

Kujtojmë se në Kuvend po zhvillohet mocioni me debat, i kërkuar nga Partia Demokratike lidhur me krizën e çmimeve. Mocioni është parashikuar të zgjasë 3 orë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img