“Një mjeke në një qendër prostitucioni”/ Anila Hoxha jep alarmin: Është urgjente, të shpëtojmë…

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar historinë e një prej vajzave të vendosura nën hetim, për akuzën e prostitucionit, pas një operacioni të policisë në Tiranë.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha tregon se një prej vajzave, ka qenë në vitin e fundit të Universitetit të Mjekësisë, dhe shumë shpejt do të duhej të vishte përparësen e bardhë të mjekes.

 

Rrethanat që ende nuk dihen e kanë çuar atë të bëhet pjesë e një qendre, ku mes të tjerave ushtrohet prostitucion, fakt të cilin ajo vetë e ka mohuar, që të ketë ushtruar.

 

Gazetarja Hoxha vë theksin tek mungesa e prespektivës për të rinjtë, që i çon drejt drogës, apo në rastin konkret drejt prostitucionit.

 

Ajo bën thirrje urgjente, “të shpëtojmë rininë”.

 

“Është urgjente, të shpëtojmë rininë. Një mjeke e ardhshme nën hetim

 

Operacioni i goditjes së një qendre masazhi e dyshuar se është kthyer në një fole për ushtrimin e prostitucionit kërceu e titruar me iniciale të pesonave të ndaluar. Një ndër to pronarja e nëpër to inicale të dyshuarash që policia i deklaron se me gjasë ushtronin prostitucion.

 

Mes dhjetra inicialeve që kalojnë pa vënë re dhe thuajse nën indiferentizimin e një realiteti që po lulëzon, gjenden edhe inicialet e një vajze , e ardhmja e të cilës duhet të ishte e shkëlqyer , me doemos ndoshta do jetë e shkëlqyer. Por derisa të bëhet e tillë dhe të ndizet një llambë për të, e sotmja, e tanishmja e saj ështe krejt e errët.

 

E dyshuara, mosha 27 vjece, është studente e mjekësisë dhe po ndiqte vitin e fundit për mjekësi. Ajo kishte filluar punë pikërisht në këtë qendër për të shlyer faturat, ndoshta mbasi kërkoi gjithandej një punë dinjitoze.

 

Do doja të besoja që vendosja e studentes ekselente nën hetim për cështje të prostitucionit të jetë një aksident dhe ajo të jetë aksidentalisht nën hetim, megjithëse relacioni policor është trishtues.

 

Së paku të shtyn të mbash frymën e të vësh duart në kokë. Cfarë muri ndeshi mjekja e ardhshme që u thye dhe u tjetërsua aq sa duke ndjekur studimet në prag diplomimi i vuri shkelmin gjithckaje? Cfarë e shtyu të punësohet në një qendër masazhi? Paratë? Cili model, cila joshje, cila mungesë perspektive?

 

Ajo thotë: punoj provizorisht si masazhatore në këtë qendër dhe kam rreth një muaj që ndodhem këtu. Kjo qendër menaxhohet nga shtetasja S.H , e cila na trajton shumë mirë. Në datën përkatëse hyra në qendër u përshendeta dhe u ula në këndin ku qëndrojmë. Në orën 18.05 erdhën dy djem që nuk i njoh , ata kryen pagesën dhe pas pak minutash u futën në njërën nga dhomat.

 

Mjekja e ardhshme kundërshton dhe betohet që ska lidhje me dyshimet e polcisë. Ajo insiston se po punonte në sekretari për të paguar faturat. Të kundërtën pretendon policia. Pra emri i saj, i një mjekeje që nesër pretendohet se do jetë model nxin në një dosje të pasqaruar . Nëse është e vërtetë që ajo ishte dorëzuar dhe ishte thyer , të mbajmë frymën të gjithë. Ajo duhet të kishte veshur përparsen e bardhë të doktoreshës pse nuk ishte aty ku po behej gati të diplomohej? Cfarë e pengoi , cili ishte realiteti i saj?

 

Apo..

Rinia jonë, e ardhmja jonë është fatkeqesisht pa të ardhme. Ska punë. Disa pasurohen shpejt. Disa kanë shanse që disa të tjerë as që iu afrohen, as që i mendojnë. Pa llogaritur drogën. Pa folur për ata që vazhdojnë te arratisen nga Shqipëria në kërkim të një pune.

 

Por sot le të flasim për këdo që qëndron në vendin e tij, shtëpinë e tij. Një mjeke u gjet në një qendër masazhi dhe po hetohet për prostitucion. U arrestua për një akuzë të tillë. Cfarë duhet të bëjë një tjetër që bie viktimë po njëlloj për shkaqe të tjera, qofshin ato edhe të mbijetesës. Po sikur tja nisim e te mendojme. Po sikur tja nisim e te duam.”-shkruan Anila Hoxha.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img